Sport

Arrestohet ish-ylli i Bayernit e kombëtares së Iranit, Ali Daei. Ishte në mesin e protestave për vdekjen e 22-vjeçares…

Daei dhe Lak u dërguan në rajonin e forcave të sigurisë iraniane. Atje ata u vendosën nën mbikëqyrjen e rreptë të sigurisë së shërbimit sekret.

27 Tetor 2022, 07:22 Nga DOSJA

Arrestohet ish-ylli i Bayernit e kombëtares së Iranit, Ali Daei. Ishte

IRAN - Protestat në Iran nuk po pakësohen dhe ish-ylli i Bundesligës, Ali Daei (53) është pikërisht në mes. Që nga fillimi i demonstratave, iraniani ka mbështetur lëvizjen protestuese në vend, pas vdekjes të së resë Mahsa Amini (22). Në ditën e 40-të pas vdekjes së Aminit, u organizua një protestë ku morën pjesë turma në qytetin iranian të Saqqezit. Policia iraniane arrestoi në të ish-yllin e Bayernit, Ali Daei.

Konkretisht, Daei thuhet se kishte qëndruar një natë më parë në hotelin Kurd, së bashku me Hamed Lak (31, një futbollist ende aktiv që luan në Iran). Banorët janë mbledhur para godinës. Daei dhe Lak u dërguan në rajonin e forcave të sigurisë iraniane. Atje ata u vendosën nën mbikëqyrjen e rreptë të sigurisë së shërbimit sekret.

Forcat e sigurisë thuhet se kanë hapur zjarr ndaj njerëzve, çka mund të dëgjohet edhe në një video. Pamjet janë publikuar nga organizata për të drejtat e njeriut ‘Hengaw’. Kjo është një organizatë e pavarur e të drejtave të njeriut, që raporton për abuzimet e të drejtave të njeriut në Iran.

Ali Daei është prerazi i përkushtuar ndaj të drejtave të grave në Iran dhe për këtë arsye mbështet protestat. Kjo e fundit, u shkaktua nga vdekja e së resë kurde Mahsa Amini (22), e cila u arrestua për "veshje të papërshtatshme" dhe u rrah për vdekje nga policia morale iraniane.

Përveç Ali Daeit, protestat mbështesin edhe Ali Karimi (43/ish-Bayern dhe Schalke) dhe ylli aktual i Bundesligës, Sardar Azmoun (27/Leverkusen). Daei luajti për Arminia Bielefeld nga 1997-1998, për FC Bayern nga 1998-1999 dhe për Hertha BSC nga 1999 deri në 2002 në Bundesligë. Ish-sulmuesi shënoi 19 gola dhe gjashtë asistime në 107 ndeshje të Bundesligës.

Arrestohet ish-ylli i Bayernit e kombëtares së Iranit, Ali Daei. Ishte

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll