Sport

Gjesti që nuk u kap nga kamerat, momenti kur Lukaku shënon dhe i kërkon falje tifozëve të Interit (video)

Ka mbrëmje që nuk harrohen. Një nga këto për Romelu Lukakun është padyshim takimi Inter-Viktoria Plzen që i dha zikaltërve kualifikimin për në fazën tjetër të Champions League.

26 Tetor 2022, 23:35 Nga DOSJA

Gjesti që nuk u kap nga kamerat, momenti kur Lukaku shënon dhe i

ITALI- Ka mbrëmje që nuk harrohen. Një nga këto për Romelu Lukakun është padyshim takimi Inter-Viktoria Plzen që i dha zikaltërve kualifikimin për në fazën tjetër të Champions League. Sulmuesi u dëmtua në muajin gusht dhe pas afro dy muajsh, ia doli të shënonte golin e katërt të takimit.

Kamerat përjetësuan festën e Lukakut i cili pasi puthi disa herë stemën e Interit iu afrua ultrasve të Interit duke ia dedikuar golin tifozëve. Fillimisht gishti tregues drejt tribunës së Meazza-s dhe më pas duart u bashkuan në shenjë falje, pas largimit sezonin e kaluar për te Chelsea. Dëmtimi, rikthimi dhe paqja e bërë: vështirë të imagjinohet më mirë.

E.Ç (Dosja.al)

inter lukaku

Sondazh

Poll