Sport

VIDEO/ Goli i kualifikimit të Tottenham anulohet nga VAR në minutën e 98′, Conte shpërthen, arbitri i tregon kartonin e kuq

Champions League vazhdon të jetë e hidhur për Antonio Conten, i cili pa t'i anulohej nga VAR goli i kualifikimit të mundshëm në raundin tjetër.

26 Tetor 2022, 23:23 Nga DOSJA

VIDEO/ Goli i kualifikimit të Tottenham anulohet nga VAR në

ANGLI- Champions League vazhdon të jetë e hidhur për Antonio Conten, i cili pa t'i anulohej nga VAR goli i kualifikimit të mundshëm në raundin tjetër. Kane, autori i golit në sekondat e fundit të ndeshjes, u konsiderua i parregullt për pozicion jashtë loje.

Një vendim që fjalë për fjalë tërboi Antonio Conten, aq sa arbitri u detyrua të nxjerrë kartonin e kuq ndaj trajnerit italian. Tottenham kryeson me 8 pikë, po aq sa ka Sporting Lisbon, por ndeshja ndaj Marseille duhet fituar me patjetër për të mos hedhur në erë gjithë sezonin.

E.Ç (Dosja.al)

conte tottenham

Sondazh

Poll