Sport

VIDEO/ Gati premiera e një dokumentari për korrupsionin në futboll: 'FIFA del zbuluar'...

Kompania amerikane e argëtimit Netflix nxjerr në dritë sekretet e futbollit botëror...

27 Tetor 2022, 10:56 Nga DOSJA

VIDEO/ Gati premiera e një dokumentari për korrupsionin në

SHBA - Netflix ka publikuar trailerin zyrtar të dokumentarit të ri 'Fifa Uncovered', më pak se një muaj para fillimit të Kupës së Botës të Katarit 2022. Në të do të trajtohen çështjet më të rëndësishme, si akuzat për mashtrime rreth FIFA-s, organizatorit të Kupës së Botës, si dhe përzgjedhjes së Katarit si mikpritës i Kupës së Botës. 

Premiera e dokumentarit do të bëhet 11 ditë para fillimit të Kupës së Botës Katar 2022, më 9 nëntor përmes platformës argëtuese. Traileri i publikuar tregon një vrojtim të shkurtër të procesit të ofertave për Kupat e Botës 2018 dhe 2020. 

Tema të tjera të trajtuara në dokumentar janë problemet që përfshijnë zyrtarët e organizatës, kur Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara (DD) akuzoi 14 zyrtarë të lartë për zhvatje, ryshfet, pastrim parash dhe mashtrim. DD tha se zyrtarët që punonin në ofertat e Rusisë 2018 dhe Katar 2022 kishin marrë ryshfet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll