Sport

Ancelotti i ka vënë kushte skuadrës ‘los blancos’ në dhomat e zhveshjes…

Trajneri i Real Madridit u ka kërkuar të fitojë katër ndeshjet e mbetura para Kupës së Botës

27 Tetor 2022, 07:29 Nga DOSJA

 

Ancelotti i ka vënë kushte skuadrës ‘los blancos’

SPANJE - Carlo Ancelotti e përmbajti veten pas disfatës në Leipzig (3-2). Trajneri i Real Madridit ruajti qetësinë e zakonshme dhe megjithëse gjatë lojës nuk e fshehu shqetësimin, zemërimin për atë që po ndodhte në fushë. Ndërkohë në dhomat e zhveshjes nuk pati asnjë të bërtitur, asnjë sherr pas humbjes.

Para mediave, Ancelotti tregoi qetësi dhe donte të hiqte mendjen nga disfata e parë e sezonit. Megjithatë, mësohet se në dhomat e zhveshjes, italiani u tha lojtarëve të tij se të gjithë e dinin se çfarë kishin bërë gabim dhe se duhej të mësonin nga gabimet e bëra në Leipzig. Megjithatë, disa gabime për Ancelottin nuk njollosin historikun e mirë që ka pasur skuadra deri më tani.

Për këtë, italiani vuri detyra ndaj stafit të tij. Disa detyra që nuk janë tjetër veçse fitimi i katër ndeshjeve të mbetura për Real Madridin para pushimit të Kupës së Botës. Për këtë trajneri nuk do që lojtarët ta shohin veten shumë në pasqyrë dhe të harrojnë se duhet të luftojnë dhe të fokusohen në çdo ndeshje, siç tha ai para ndeshjes me Sevilla. Girona, Celtic, Rayo dhe Cádiz, janë duelet në të cilat lojtarët do të duhet të përmbushin detyrat që u ka dhënë Ancelotti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll