Sport

Super Simeone, Napoli i pamëshirshëm: shpartallon Rangers dhe hipotekon kreun…

Në ‘Maradona’ dominojnë ‘azzurrët’, të cilët fituan 3-0 ndaj skocezëve dhe pas 5 fitoresh udhëheqin grupin A

27 Tetor 2022, 07:08 Nga DOSJA

 

Super Simeone, Napoli i pamëshirshëm: shpartallon Rangers dhe

ITALI - Rruga e qartë e Napolit në Europë vazhdon. Pasi ka kaluar aritmetikisht në turin tjetër, pas ndeshjes së pestë të Champions League, skuadra e Spallettit mposhti 3-0 edhe skocezët e Rangers, duke kryesuar Grupit A me 15 pikë, tri më tepër se Liverpool që e ndjek. 

Në ‘Maradona’, ‘azzurrëve’ i desh vetëm një çerek ore për të ndërtuar fitoren e tyre. Pas pak minutash studimi, Simeone kujdeset për ndeshjen dhe në minutat 11 dhe 16 shënon dy here radhazi, duke i dhënë shokëve qetësinë e nevojshme. Më pas Ndombele  tund traversën dhe  Raspadori dështon në tentativën e tij për golin e tretë. Por ‘trisi’ nuk do të mungonte, pasi Ostigard në pjesën e dytë, në minutën e 80-të me kokë nga një goditje këndi, do të firmoste fitoren 3-0 të Napolit.

Mesa duke Napoli mund të fitojë vetëm në Evropë. Dhe këtë po e bën duke u argëtuar dhe duke argëtuar. Shfaqja e shumëfishtë sezonale e skuadrës së Spallettit në ‘Maradona’ ishte një përzierje e përsosur e cilësisë, ideve të qarta dhe sasisë që vazhdon të magjeps dhe të ushqejë ëndrrat e tifozëve ‘azzurrë’. 

Ëndrrat që me dymbëdhjetë fitore radhazi, mes kampionatit dhe Champions League, lënë pak vend për dyshime apo paqartësi. Ky Napoli fluturon lart dhe këtë e tregon edhe renditja në Europë. Një rekord i merituar, të cilin Azurrët kanë një shans të madh ta mbrojnë në ndeshjen e fundit me Liverpoolin.

Me Rangers, lojtari i ndeshjes ishte Simeone, autor i një dopiede rrufe, që mbylli shpejt ndeshjen, por edhe një herë performanca e skuadrës bëri përshtypje. 

Super Simeone, Napoli i pamëshirshëm: shpartallon Rangers dhe

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll