Sport

Laporta: "E pamë Interin të gjithë bashkë, ishte një torturë, e vështirë të luaje më pas"

Presidenti i skuadrës katalane ‘justifikon’ humbjen ndaj Bayernit dhe falenderon tifozët për mbështjen që i dhanë lojtarëve

27 Tetor 2022, 11:09 Nga DOSJA

Laporta: "E pamë Interin të gjithë bashkë, ishte

SPANJE - Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, foli në një konferencë për shtyp pas disfatës së ‘blaugranës’ mbrëmë në Champions League ndaj Bayern Munich, me spanjolët tashmë të eliminuar për shkak të fitores së mëparshme të Interit:

“Fatkeqësisht mrekullia nuk ndodhi. Ne duhet të falënderojmë tifozët, sepse në një ndeshje shumë të vështirë, ata i inkurajuan lojtarët dhe ekipin. Ne kemi tifozët më të mirë në botë. Një ndeshje e vështirë emocionalisht për të luajtur, pasi pamë ndeshjen e Interit të gjithë së bashku, që ishte torturë për ne".

Si e shikoni të ardhmen?
“Tani duhet të shohim përpara, kemi ende La Liga dhe gara të tjera, e dinim që në këtë periudhë ndërtimi do të kishte ulje-ngritje. Duhet të vazhdojmë të rritemi çdo ditë”.

Si ishte të luash kundër Bayernit?
“Një skuadër e konsoliduar dhe e fuqishme, një nga më të mirët në Europë; për më tepër, ata mundën të luanin të qetë dhe të rrezikonin deri në kufi”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll