Sport

CHAMPIONS/ Bayern Munich 'tallet' me Barcelonën në Camp Nou, Atl.Madrid eleminohet nga Champions në sekondat e fundit

Kanë përfunduar gjashtë ndeshjet e raundit të pestë të grupeve të Champions League. Pavarësisht se çështjen e kualifikimit e kishte mbyllur, Bayern Munich nuk toleron ndaj Barcelonës.

26 Tetor 2022, 22:50 Nga DOSJA

CHAMPIONS/ Bayern Munich 'tallet' me Barcelonën në Camp Nou,

EUROPË- Kanë përfunduar gjashtë ndeshjet e raundit të pestë të grupeve të Champions League. Pavarësisht se çështjen e kualifikimit e kishte mbyllur, Bayern Munich nuk toleron ndaj Barcelonës. Në 'Camp Nou', bavarezët fitojnë me shifrat 0-2 dhe hipotekojnë vendin e parë. Golat do të shënoheshin në pjesën e parë, fillimisht me Mane në minutën e 10' dhe Choupo-Moting në 31'. Ndërsa Pavard do të shënonte golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore Bayern shkon në kuotën e 15 pikëve, ndjekur nga Inter me 10. Në takimet e tjera, Napoli nuk e diskuton Rangers dhe fiton me shifrat 3-0. Dy golat e Simeones dhe Ostigard vulosën fitoren.

Po me shifrat 0-3 fitoi edhe Liverpool në transfertë ndaj Ajax. Situatë interesante në Grupin D, aty ku klasifikimi është bërë më i ngjeshur. Barazimi i Tottenham ndaj Sporting Lisbon ka bërë që ekipi i Contes të jetë në vendin e parë në kuotën e 7 pikëve, por do të duhet të fitojë ndaj Marseille në ndeshjen e fundit për t'u kualifikuar, pasi francezët janë në vendin e fundit me 6 pikë.

Frankfurt fitoi 2-1 ndaj Marseillës dhe shkon në vendin e tretë në kuotën e 7 pikëve. Ndërkohë Atletico Madrid nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 nda Bayer Leverkusen duke i thënë lamtumirë Champions League. Në sekondat e fundit të ndeshjes, Atl.Madrid kishte mundësinë të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë, por Carrscao nuk u tregua i saktë.

E.Ç (Dosja.al)

barcelona champions league

Sondazh

Poll