Sport

Trajneri i Maccabit me laps npë dorë: “Benfica është një ekip i jashtëzakonshëm”

Vendi i tretë në Grupin H, që vlen një biletë për në Europa League, është ende një mundësi. Për këtë duhet pritur një humbje e Juventusit ndaj PSG-së në turin e fundit dhe të paktën një barazim në shtëpi ndaj Benfikës.

26 Tetor 2022, 11:59 Nga DOSJA

Trajneri i Maccabit me laps npë dorë: “Benfica është

FRANCE - Barak Bakhar, trajneri i Maccabi Haifas, nuk e fsheh shpresën për t'u kualifikuar në Europa League, edhe pas humbjes 2-7 ndaj Paris Saint-Germain.

“Më mirë të humbas 2-7 dhe të luaj mire, sesa të humbas 0-4 dhe të luaj futboll të keq. Nga ana tjetër, përballë kishim lojtarët më të mirë në botë dhe ata tregojnë se janë. Nuk luajtëm keq deri në minutën e 20-të, në fund shënuam edhe dy gola. 

Sigurisht që nuk është e këndshme të pësosh shtatë gola, por kam ndjenjën se ekipi bëri më të mirën e tij. Humbja të dhemb, por ne duhet të ngremë kokën. Menduam se mund të bënim një mrekulli, por vërtet ka një ndryshim të madh mes dy skuadrave”,- tha ai në fund të ndeshjes së zhvilluar në Paris trajneri i skuadrës izraelite.

Pavarësisht rezultatit dhe humbjes së thellë të Maccabi Haifas, vendi i tretë në Grupin H, që vlen një biletë për në Europa League, është ende një mundësi. Për këtë duhet pritur një humbje e Juventusit ndaj PSG-së në turin e fundit dhe të paktën një barazim në shtëpi ndaj Benfikës.

“Ne ende besojmë te kualifikimi, mund ta përfundojmë grupin në vendin e tretë. E kemi në dorë fatin, në ndeshjen e fundit u përballëm me Benfikën, e cila është një ekip i jashtëzakonshëm. Unë tashmë i kam kërkuar Christophe Galtier, që PSG të luajë rolin e saj dhe të shkojë të fitojë në Torino”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll