Bota

Vuçiç i përgjigjet menjëherë kërkesës së Listës Serbe, cakton mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Vuçiç i është përgjigjur pozitivisht kërkesë së Listës Serbe, e cila më herët gjatë ditës së sotme kërkoi një takim urgjent me presidentin e vendit.

26 Tetor 2022, 15:19 Nga d.a.
Vuçiç i përgjigjet menjëherë kërkesës
Vucic

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur me urgjencë letrës së përfaqësuesve të Listës Serbe dhe ka caktuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Sipas mediave vendase, Vuçiç i është përgjigjur pozitivisht kërkesë së Listës Serbe, e cila më herët gjatë ditës së sotme kërkoi një takim urgjent me presidentin e vendit.

"Në emër të popullit serb nga Kosova dhe në lidhje me njoftimin e Albin Kurtit se më 1 nëntor do të fillojë konfiskimin e pronës së qytetarëve tanë dhe automjeteve me targa serbe, ne përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova dhe Metohi, kërkoni takim urgjent me presidentin Aleksandër Vuçiç," njoftuan nga Lista Serbe.

Besohet se afër 10.000 makina me targa me akronime serbe të qyteteve të Kosovës sikurse KM, PZ, PR – qarkullojnë në katër komunat në veri të Kosovës, që banohen me shumicë serbe. Pas 31 tetorit, Qeveria e Kosovës ka thënë se makinat me targa të tilla nuk do të mund të qarkullojnë në territorin e shtetit.

aleksander vucic lista serbe vucic mbledh keshillin e sigurise

Sondazh

Poll