Bota

FOTO/ Dhunohet brutalisht gazetari Zoran Bozhinovski, goditet me shufra hekuri nga 2 persona të maskuar

Ai është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Rasti është konfirmuar edhe nga bashkëshortja e tij Panda Solunçevska, e cila ka qenë me të gjatë dhunimit. 

26 Tetor 2022, 15:00 Nga e.k
FOTO/ Dhunohet brutalisht gazetari Zoran Bozhinovski, goditet me shufra hekuri
Zoran Bozhinovski

SHKUP- Gazetari Zoran Bozhinovski, i cili është dhe pronari i portalit Burevesnik është rrahur mbrëmjen e djeshme para shtëpisë së tij në Manastir nga persona ende të paidentifikuar nga Policia. Ai është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Rasti është konfirmuar edhe nga bashkëshortja e tij Panda Solunçevska, e cila ka qenë me të gjatë dhunimit. 

Bozhinovskit i është thyer hunda ndërsa ka edhe lëndime tjera në kokë. Personat që e kanë sulmuar kanë qenë me maska dhe e kanë goditur me shifra hekuri.

FOTO/ Dhunohet brutalisht gazetari Zoran Bozhinovski, goditet me shufra hekuri
Zoran Bozhinovski në spital pas dhunës së ushtruar ndaj tij

Bozhinovski deri më tani nuk ka bërë të ditur asgjë. Kjo nuk është hera e parë që një gazetar bëhet objektiv i një sulmi fizik. Ndërkohë Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e ngjarjës.

zoran bozhinovski

Sondazh

Poll