Bota

Vrasja e Marigona Osmanit/ Krivaqa me antiplumb në gjyq: Më vjen keq. Sejdiu: Nuk pranoj fajësinë

Pasi në sallë u lexua vendimi, Krivaqa i cili erdhi në sallë me jelek antiplumb, shprehu ngushëllimet familjes së Osmanit, duke deklaruar se të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij nuk ekzistojnë.

26 Tetor 2022, 11:58 Nga A.B
Vrasja e Marigona Osmanit/ Krivaqa me antiplumb në gjyq: Më vjen keq.
Dardan Krivaqa

KOSOVË- Dritan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët u akuzuan për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, janë shpallur të pafajshëm. Ky vendim u mor ditën e sotme në Gjykatën Themelore në Ferizaj. 

Pasi në sallë u lexua vendimi, Krivaqa i cili erdhi në sallë me jelek antiplumb, shprehu ngushëllimet familjes së Osmanit, duke deklaruar se të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij nuk ekzistojnë.

Më vjen keq, i shprehi ngushëllime familjes, sigurisht që familjes tem i vjen shumë keq. Ajo që thotë prokurori nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk ekziston. S’ka të bëjë me atë që e thotë prokurori”, tha Krivaqa.

Kurse, Sejdiu tha shkurt: Nuk e pranoj fajësinë.

Mirëpo, avokatja e tij, Arbnora Shefkiu tha: Por se në këtë shqyrtim gjyqësor do të paraqesim pasqyrën reale se çfarë ka ndodhur në ditën kritike e padyshim nuk është ajo që e përshkruan prokurori në aktakuzë, por e vërteta është më ndryshe dhe këtë gjë do ta vërtetojmë përmes provave të cilat vetë i ka propozuar prokurori dhe nga dëgjimi i të pandehurve. Dhe një gjë, prezenca e Arbër Sejdiut në ditën kritike, në të njëjtin ambient me bashkë të pandehurin, Dardan Krivaqa, nuk e bën përgjegjës sipas aktakuzës së Prokurorit të Shtetit. Përgjegjësia e tij e vetme është që ka qëlluar në vend dhe moment të gabuar”, ka thënë më tej Shefkiu, në hyrje të fjalës së sak.

Më 14 korrik 2022, është mbajtur seanca fillestare ku Dardan Krivaqa shfrytëzoi të drejtën të mbrohet në heshtje, kurse Arbër Sejdiu, u deklarua i pafajshëm. Prokuroria e ngarkon Krivaqën me veprën penale vrasje e rëndë dhe dhunim, kurse Sejdiu akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit.

Sipas aktakuzës i pandehuri Dardan Krivaqa më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj, pa pëlqimin e Marigona Osmani, e kishte detyruar të njëjtën për të kryer marrëdhënie seksuale, e cila siç thuhet në aktakuzë përcillet me tortura.

SI NDODHI VRASJA E MARIGONA OSMANIT?

Marigona Osmani u dërgua e vdekur më 23 gusht 2021 në derën e spitalit të Ferizajt, në Kosovë. Vetëm 18-vjeç, Marigona ndërroi jetë për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj.

Ajo u la në derën e spitalit nga Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu të cilët u larguan me një “Audi” me targa zviceriane. Rasti i Marigona Osmanit nxorri zbuluar dhe të shkuarën kriminale të Krivaqës. Ajo u gjet e vdekur në derën e spitalit në Ferizaj nga bluzat e bardha. Ekspertiza konstatoi se 18-vjeçarja ishte dhunuar për vdekje dhe kishte ndërruar jetë 24 orë para se të hidhej në dyert e spitalit.

dardan krivaqa marigona osmani

Sondazh

Poll