Bota

Mbreti Charles tregon pasionin për orët viktoriane: Më pëlqen zemra e tyre që rreh tik-tak

Por gjatë emisionit dikush do të përjetonte emocione të mëdha. Këto emocione i provoi ekipi i Repair Shop të cilëve mbreti u dha një orë të vjetër për të rregulluar.

26 Tetor 2022, 11:23 Nga e.k;f.g
Mbreti Charles tregon pasionin për orët viktoriane: Më
Mbreti Charles III

BRITANI- Mbreti Charles III gjatë kohës që ishte ende Princi i Wellsit ishte i ftuar në 100 vjetorin e themelit të rrjetit britanik të lajmeve BBC. Duke folur gjatë intervistës për sendet me vlerë dhe rëndësinë që ato kanë për njerëzit, ai u nis nga vetja ku solli shembullin e një ore viktoriane që kishte shumë rëndësi për të, Charles III tha se ka një mungesë të nostalgjisë tek të rinjtë për sendet e ccmuara dhe objektet e vjetra duke e quajtur këtë një tragjedi të madhe. 

Por gjatë emisionit dikush do të përjetonte emocione të mëdha. Këto emocione i provoi ekipi i Repair Shop të cilëve mbreti u dha një orë të vjetër për të rregulluar. Ora ishte e kohës viktoriane dhe kishte një rëndësi të veçantë për të. Gjatë bisedës me stafin Charles III u drejtohet punonjësve:

"Jeni të sigurt se mund ta bëni këtë, mbajtja pezull po më vret", tha ai. 

Në episod, ai takohet gjithashtu me studentë nga Programi i Ndërtimit të Artizanatit të Fondacionit të Princit, një iniciativë trajnimi që mëson aftësi të tilla si farkëtaria, muratura dhe gdhendja e drurit. Para studentëve Mbreti foli edhe për dashurinë e tij për orat e vjetra. Ai tha se i pëlqen tingulli tik-tak që ato kanë.

“Më duket shumë qetësuese dhe në një mënyrë qesharake ato bëhen pjesë vërtet e veçantë e shtëpisë,  zemra që rreh tik-tak. Prandaj kanë rëndësi për mua", tha ai./Dosja.al

mbreti charles iii britania e madhe

Sondazh

Poll