Bota

Dëshmia rrëqethëse e nënës së Marigona Osmanit: Nuk më treguan që ma vranë vajzën. Kur pashë kufomën e kuptova

Mes lotësh ajo ka thënë se në fillim i është thënë se vajza e saj vdiq në një aksident duke mos i treguar të vërtetën. Ajo tregon se vetëm në momnetin që ka parë trupin e pajetë të vajzës ka kuptuar se asaj i ishin thyer nofulla dhe dhëmbët. 

26 Tetor 2022, 14:44 Nga e.k
Dëshmia rrëqethëse e nënës së Marigona Osmanit:
Valdete Osmani

KOSOVË- Valdete Osmani, nëna e Marigona Osmanit. e cila u vra brutalisht gushtin e vitit të shkuar ka bërë një rrëfim rrënqethës në sallën e gjyqit ku po gjykoheshin autorët. Mes lotësh ajo ka thënë se në fillim i është thënë se vajza e saj vdiq në një aksident duke mos i treguar të vërtetën. Ajo tregon se vetëm në momnetin që ka parë trupin e pajetë të vajzës ka kuptuar se asaj i ishin thyer nofulla dhe dhëmbët. 

“Mua nuk më kanë kallxu që e kanë vra, më kanë thënë ka vdekë në aksident. Më kanë kallxu qat ditë që e kanë pru, kur e kam çel kufomën e kam pa krejt zi, çika e ka pas nofullën e thyer dhe dhëmbët”, është shprehur nëna e Marigonës, transmeton T7.

Ndërkohë në fillim të seancës gjyqësore autorët e dyshuar Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu janë deklaruar të pafajshëm. 

“Fillimisht i kërkoj falje familjës së Marigonës dhe i shpreh ngushëllime për vdekjen e vajzës. Unë nuk e pranoj fajësinë për akuzat që i lexoi prokurori”, ka deklaruar Krivaqa.

Raporti i autopsisë ka konstatuar se nga goditjet e shumta, 18-vjeçarja Marigona Osmani ka pësuar politraumë, lëndime të shumëfishta. Kjo ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme nga asfiksia mekanike si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik. Sipas prokurorisë, Dardan Krivaqa ka hyrë në dhomë me një shkop dhe së bashku me Arbër Sejdiun e kanë goditur viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar  dhimbje të mëdha fizike dhe psikike deri në vdekje. 

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu që nga gushti i vitit të kaluar ndodhen në paraburgim si të dyshuar për vrasjen e Marigonës. Ndërkohë, Krivaqës në aktakuzë i është shtuar edhe vepra penale “dhunimi” dhe Sejdiut ndihmë në kryerjen e dhunimit.

valdete osmani vrasja e marigona osmanit

Sondazh

Poll