Bota

Alarm për bombë në 5 shkolla në Shkup

Autoritetet menjëherë kanë evakuuar nxënësit dhe banorët e zonave pranë ndërkohë që vijon puna për gjetjen e tyre. Kërcënimet janë bërë nëpërmjet mesazheve në email.

26 Tetor 2022, 14:10 Nga e.k
Alarm për bombë në 5 shkolla në Shkup
Foto ilustruese

SHKUP- Policia në Shkup është vënë në alarm pas kërcënimeve se në 5 shkolla janë vendosur bomba. Autoritetet menjëherë kanë evakuuar nxënësit dhe banorët e zonave pranë ndërkohë që vijon puna për gjetjen e tyre. Kërcënimet janë bërë nëpërmjet mesazheve në email.

Në një deklaratë për mediat Ministria e Brendshme bën me dije se janë marrë masat për evakuimin e njerëzve dhe se njësia anti-terror po merr masa për zbardhjen e rastit.

NJOFTIMI I MINISTRISË:

“Sot (26.10.2022) në SPB-Shkup është raportuar se në adresat e emailit të pesë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për bombë. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

alarm per bombe ne shkup shkup

Sondazh

Poll