Bota

E TMERRSHME/ Gjendet brenda pitonit trupi i një gruaje indoneziane

Vendasit vranë gjarprin dhe gjetën trupin e saj brenda.

26 Tetor 2022, 13:10 Nga A.B
E TMERRSHME/ Gjendet brenda pitonit trupi i një gruaje indoneziane
Pitoni

INDONEZI- Një grua në provincën Jambi të Indonezisë është gëlltitur e tëra nga një piton. BBC raporton se gruaja 50-vjeçare kishte shkuar në punë në një plantacion gome të dielën në mëngjes.

Ajo u raportua e zhdukur pasi nuk u kthye atë natë dhe grupet e kërkimit u dërguan për ta gjetur atë. Një ditë më vonë fshatarët gjetën një piton i cili kishte një stomak të madh.

Vendasit vranë gjarprin dhe gjetën trupin e saj brenda.

"Viktima u gjet në stomakun e gjarprit," tha shefi i policisë së Betara Jambi, AKP S Harefa për mediat lokale, duke shtuar se trupi i saj ishte kryesisht i paprekur kur u gjet.

“Pasi e prenë barkun, zbuluan se ishte Jahrah brenda”, tha Harefa .

Kjo nuk është hera e parë që dikush në Indonezi vritet dhe hahet nga një piton. Dy vdekje të ngjashme u raportuan në vend midis 2017 dhe 2018.

piton gruaja ne indonezi indonezi

Sondazh

Poll