Bota

Joe Biden telefonon Rishi Sunak, në fokus të bisedës marrëdhëniet mes vendeve dhe lufta në Ukrainë

Mësohet se në fokus të bisedës me dy udhëheqësve ka qenë marrëdhëniet mes vendeve, çështja e Irlandës së Veriut  dhe situata në Ukrainë dhe kriza ekonomike që pasoi atë. 

26 Tetor 2022, 12:58 Nga e.k
Joe Biden telefonon Rishi Sunak, në fokus të bisedës
Joe Biden dhe Rishi Sunak

BRITANI- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e ri të Britanisë, Rishi Sunak pas marrjes zyrtarisht të detyrës nga ky i fundit. Mësohet se në fokus të bisedës me dy udhëheqësve ka qenë marrëdhëniet mes vendeve, çështja e Irlandës së Veriut  dhe situata në Ukrainë dhe kriza ekonomike që pasoi atë. 

Një zëdhënës i Kryeministrisë në një deklaratë njoftoi se në bisedë Biden uroi Sunak për detyrën e re dhe se dy liderët presin me padurim të punojnë së bashku.

"Biden ka thënë se Britania vazhdon të jetë aleati më i afërt i SHBA-së", thuhet në deklaratën ku vihet theksi se edhe Sunak ka theksuar se janë dakord për fuqinë e madhe të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Biden e uroi Sunak për marrjen e detyrës duke shprehur gatishmërinë për të punuar për më të mirën e vendeve. Sa i përket luftës në Ukrainë dy liderët diskutuan për rolin udhëheqës që dy vendet kanë në luftën në Ukrainë dhe që të sigurojnë që presidenti rus, Vladimir Putin të dështojë në këtë luftë.

"Liderët diskutuan gjithëpërfshirjen e bashkëpunimit Britani-SHBA, si në nivel dypalësh ashtu edhe në rajone të tilla si Indo-Paqësor i cili përbën një pjesë të përpjekjeve për t‘iu kundërvënë ndikimit me qëllim të keq të Kinës si dhe për të rritur stabilitetin e marrëveshjes AUKUS (mes Australisë, SHBA-së dhe Britanisë)".

Në fund të bisedës mediat shkruajnë se liderët u shprehen se mezi e presin takimin ballë për ballë në samitin e G20 që do të mbahet në Indonezi në muajin nëntor.

"Kryeministri Sunak dhe presidenti Biden ranë dakord edhe në çështjen për nevojën për të garantuar që populli i Irlandës së Veriut të gëzojë siguri dhe mirëqenie duke ruajtur Marrëveshjen e Belfastit. Liderët presin me padurim të takohen personalisht në Samitin e G20 që do të mbahet në Indonezi", thuhet në deklaratë.

rishi sunak joe biden

Sondazh

Poll