Bota

KFOR mbetet në "alarm të kuq" në Veri! Reciprociteti i targave, Ristuccias: Të shmangen iniciativat e njëanshme

KFOR thotë se është thelbësore që të shmangen veprimet dhe iniciativat e njëanshme që mund të çojnë në një përshkallëzim të situatës.

26 Tetor 2022, 10:29 Nga e.k
KFOR mbetet në "alarm të kuq" në Veri! Reciprociteti i
Trupat e KFOR

KOSOVË- Tensionet e krijuara në veri të Kosovës muajt e fundit kanë bërë që forcat e KFOR-i të qëndrojnë në alarm të vazhdueshëm në lidhje me sigurinë në Mitrovicën e Veriut. Por deri më tani, KFOR bën me dije se nuk ka pasur shqetësime dhe se "alarmi i kuq" mbetet ende bazuar dhe në mandatin që ka misioni i tyre. 

“Deri më sot nuk kemi ndonjë fakt që mund të shkaktojë shqetësim dhe nuk ka pasur asnjë ndryshim në qëndrimin e forcës së misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO”, thotë KFOR.

Në deklaratën e KFOR bëhet me dije se komandi i KFOR, Angelo Michele Ristuccias, i cili u emërua së fundmi shprehet se është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë drejtuesit e lartë institucional, politik dhe të sigurisë në vend që të ketë një koordinim të qartë të punës së institucioneve. Sa i përket reciprocitetit të targave që është dhe çështja e fundit ku dhe aleatët e Kosovës BE dhe SHBA kanë kërkuar nga qeveria Kurti shtyrjen e vendimit me të paktën 10 muaj, KFOR thotë se nuk kemi detaje.

KFOR thotë se është thelbësore që të shmangen veprimet dhe iniciativat e njëanshme që mund të çojnë në një përshkallëzim të situatës. KFOR-i kryen misionin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, duke monitoruar nga afër situatën në terren dhe është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes./Dosja.al

kfor

Sondazh

Poll