Bota

Dodik nuk e ndal retorikën nacionaliste: Një ditë do marrim 49% të territorit boshnjak! Ata duan që të ndalojnë flamurin e Serbisë

Në fund të fjalës së tij që ishte krejtësisht në terma nacionaliste ai bëri thirrje për bashkim dhe tha se nuk mund të lejohet që votat e tyre të numërohen në Sarajeve por vetëm aty ku ata kanë votuar.

26 Tetor 2022, 10:07 Nga e.k
Dodik nuk e ndal retorikën nacionaliste: Një ditë do marrim 49%
Miloard Dodik

SERBI- Kryetari i SNSD-së njëkohësisht dhe anëtari i presidencës së Bosnje dhe Hercegovinws, Milorad Dodik foli para një tubimi me mbështetësit e tij ku u zotua në pavarësinë e Republika Srpska-s pasi sipas tij askush nuk mund të largohet nga vendi.

Gjatë fjalës së tij në tubimin nën moton "Mëmëdheu na thërret" ai falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen. Dodik u shpreh se ata që duan të ndalojnë flamurin e Serbisë nuk do të ja dalin teksa përsëriti retorikën e tij se ata nuk mund të largohen nga aty pa marrë dhe 49% të territorit boshnjak me vete.

"Faleminderit për këtë natë të mrekullueshme. Vetëm së bashku kemi forcën t'i rezistojmë të gjithë atyre që do të ndryshonin mënyrën tonë të jetesës dhe që do të na tregonin si të jetonim. Kjo është ajo që po luftojmë. Kjo është ajo për të cilën po punon Milorad Dodik. Kur populli thotë që unë duhet të jem këtu unë do të jem këtu. Ata duan që ne të ndalojmë flamurin e Serbisë. Ata që ju thonë se askush nuk do t'i bëjë asgjë RS-së nuk kanë të drejtë. Çdo dite duan te na bejne dicka, prandaj na thotë që mund të shkojmë ku të duam por ne së bashku me këpucët tona do marrim 49 perqind te Bosnjes dhe Hercegovina me vete”, tha Dodik.

Në fund të fjalës së tij që ishte krejtësisht në terma nacionaliste ai bëri thirrje për bashkim dhe tha se nuk mund të lejohet që votat e tyre të numërohen në Sarajeve por vetëm aty ku ata kanë votuar.

milorad dodik

Sondazh

Poll