Politike

Rama, Vuçiç e Kovaçevksi zhvillojnë takim online: Ballkani i Hapur do të thotë paqe, prosperitet dhe një të ardhme të sigurtë

Lajmin e ka bërë me dije vetë Vuçiç përmes një postimi në rrjetet sociale.

26 Tetor 2022, 13:23 Nga F.M
Rama, Vuçiç e Kovaçevksi zhvillojnë takim online:
Takimi online mes tyre

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, Preisdenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski kanë zhvilluar një videokonferencë. Takimi online është zhvilluar këtë paradite dhe në fokus të bisedës mësohet se është përballimi i krizës energjitike.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Vuçiç përmes një postimi në rrjetet sociale. Krah fotos, Vuçiç shkruan se kanë diskutuar për hapat e përbashkët për të siguruar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët e vendeve respektive, si dhe për takimin e ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit.

 “Unë fola me Edi Ramën dhe Dimitar Kovaçevskin për hapat e përbashkët për të siguruar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët tanë, si dhe takimin e ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit, sepse së bashku jemi gjithmonë më të forte. Një Ballkan i hapur do të thotë paqe, prosperitet dhe një të ardhme më të sigurt për njerëzit e rajonit tonë, sepse së bashku jemi gjithmonë më të fortë,”- shkruan Vuçiç në postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

ballkani i hapur edi rama aleksandër vuçiç dimitar kovaçevski

Sondazh

Poll