Politike

PARALAJMËRIMI/ Meta: Parlamenti i Tiranës i ka gati 10 komisione hetimore, njëri për korrupsionin e Autoritetit të Dosjeve

Meta tha se betonizimi i Tiranës është një shqetësim i madh dhe se gjithçka duhet hetuar. 

26 Tetor 2022, 12:17 Nga F.M
PARALAJMËRIMI/ Meta: Parlamenti i Tiranës i ka gati 10 komisione
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se 'Parlamenti i Tiranës' do të ketë synim hapjen e 10 komisioneve hetimore për të hetuar korrupsionin. Në një konferencë për mediat, Meta tha se betonizimi i Tiranës është një shqetësim i madh dhe se gjithçka duhet hetuar. 

Pjesë nga prononcimi: 

Ilir Meta: Parlamenti i Tiranës i ka gati 10 komisione hetimore, dhe një komision ka të bëjë me korrupsionin e Autoritetit të Dosjeve. Betonimi i kodrave të Tiranës janë shqetësim për qytetarët. E di Edvin Kristaq Rama që unë i mbaj premtimet.

Konferenca e Metës erdhi pasi zhvilloi një takim me kryedemokratin Sali Berisha në selinë blu. Meta shkoi mëngjesin e sotëm në zyrën e kryedemokratit Sali Berisha dhe pas bisedimeve me të, bëri me dije për gazetarët se PL-ja ka hedhur emrin e parë mbi tavolinë në kuadër të bashkëpunimit opozitar për zgjedhjet lokale 2023. Meta tha se ka propozuar një emër, të cilin nuk preferoi ta bënte publik, por me siguri të plotë, tha se bëhet fjalë për një supër politikan. Nga ana tjetër, nesër firmoset marrëveshja e shkruar mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Në takim u nda dhe data për protestën kombëtare që do të jetë 12 nëntori.

ilir meta pakti pd-pl zgjedhjet lokale 2023

Sondazh

Poll