Politike

Meta sfidon Ramën: O lepurush, eja në studio bashkë me A.H., merrni të gjitha gjeneralitet me vete

Kreu i PL-së tha gjithashtu se avokati i tij ka hasur probleme pasi si Kuvendi ashtu edhe Autoriteti i Dosjeve, nuk i japin asnjë lloj dokumentacioni.

26 Tetor 2022, 12:31 Nga F.M
Meta sfidon Ramën: O lepurush, eja në studio bashkë me A.H.,
Ilir Meta

TIRANë- Kreu i Partisë Lirisë Ilir Meta ka sfiduar kryeministrin Edi Rama në një përballje në studio televizive bashkë me personin e minicialet A.H., të cilin e ka denoncuar më herët si ish-punonjës në Sigurimin e Shtetit. Në një konferencë me gazetarët, Meta e quajti 'lepurush' Ramën, të cilin e akuzoi si bashkëpunëtor në dosjen e përgatitur për të nga Autoriteti i Dosjeve. Kreu i PL-së tha gjithashtu se avokati i tij ka hasur probleme pasi si Kuvendi ashtu edhe Autoriteti i Dosjeve, nuk i japin asnjë lloj dokumentacioni.

"Ai e ka bërë të qartë që I.M., është Ilir Meta, nuk ja jep dokumentet ajo e Autoritetit të Dosjeve, as ajo që u tromaks nuk ia jep, na sjellin certifikatën time. Çfarë janë këta Ramë-Bashistë që votojnë ligje në mes të natës? Duhet t'i thoshin pse nuk ia jep ti avokatit? Pse me emrin e Ilir Metës luajnë ata, e kuptoni çfarë bëjnë pastaj me pronat tuaja. Do t'i shikoni të gjitha. Unë jam Ilir Meta dhe jua them hapur, Edi Rama, o lepurush, o Edi Rama o lepurush, që të ishte bashkëpunëtor e di shumë mirë ti si duhej të ishe. Edhe të përgjoje duhet të të jepte dikush përgjuesin o lepurush që merr mendjen e A.H., që do përfundojë më keq se Klareta. Kur të kesh kohë vij unë kur të duash ti edhe me atë personin që kish hall ti që e kisha spiunuar unë. Por, ti, duhet të vish në çdo studio e do marrësh edhe punonjësin e sigurimit të shtetit dhe me gjeneralitetet që ka ai e gjeneralitetet që kam unë. Dhe pastaj, ti i dashur Edi Rama ke të drejtë të kërkosh çdo gjë nga Ilir Meta. Por do ta bësh këtë gjë ti, djali i Kristaqit që vrau Havzi Nelën. Të paska qarë shpirti ty,"- tha Meta ndër të tjera.

Konferenca e Metës erdhi pasi zhvilloi një takim me kryedemokratin Sali Berisha në selinë blu. Meta shkoi mëngjesin e sotëm në zyrën e kryedemokratit Sali Berisha dhe pas bisedimeve me të, bëri me dije për gazetarët se PL-ja ka hedhur emrin e parë mbi tavolinë në kuadër të bashkëpunimit opozitar për zgjedhjet lokale 2023. Meta tha se ka propozuar një emër, të cilin nuk preferoi ta bënte publik, por me siguri të plotë, tha se bëhet fjalë për një supër politikan. Nga ana tjetër, nesër firmoset marrëveshja e shkruar mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Në takim u nda dhe data për protestën kombëtare që do të jetë 12 nëntori. 

edi rama ilir meta

Sondazh

Poll