Politike

Meta: Marrëveshja me PD do publikohet brenda 24 orëve, un jam gati, por Noka dhe Vasili vonojnë zbardhjet

Meta tha se e gjitha është bazuar në procesi ne primareve.

26 Tetor 2022, 12:12 Nga F.M
Meta: Marrëveshja me PD do publikohet brenda 24 orëve, un jam gati,
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë ka paralajmëruar publikimin e marrëveshjes mes tij dhe kryedemokratit Sali Berisha. Në një konferencë për mediat, pas takimit që pati me Berishën, Meta tha se e gjitha është bazuar në procesi ne primareve. Sipas Metës, vonesat për marrëveshjen po i shkaktojnë Flamur Noka dhe Petrit Vasili. 

Pjesë nga prononcimi: 

Pyetje: Rama ka dalë në terren dhe ka filluar fushatën, do të ketë Opozita dalje në terren, por në mënyrë të koordinuar, ju së bashku me zotin Berisha?

Ilir Meta: Besoj kam qenë shumë i qartë. Pritet të finalizohet marrëveshja. Marrëveshja jonë që tashmë është e përfunduar është një marrëveshje që i intereson të gjithë shqiptarëve. Primare dhe referendum. Nuk e di se çfarë prisni tjetër, besoj brenda 24 orëve do dalë, unë jam gati për çështjen e marrëveshjes, por vonon zoti Noka dhe zoti Vasili me zbardhjet. 

Konferenca e Metës erdhi pasi zhvilloi një takim me kryedemokratin Sali Berisha në selinë blu. Meta shkoi mëngjesin e sotëm në zyrën e kryedemokratit Sali Berisha dhe pas bisedimeve me të, bëri me dije për gazetarët se PL-ja ka hedhur emrin e parë mbi tavolinë në kuadër të bashkëpunimit opozitar për zgjedhjet lokale 2023. Meta tha se ka propozuar një emër, të cilin nuk preferoi ta bënte publik, por me siguri të plotë, tha se bëhet fjalë për një supër politikan. Nga ana tjetër, nesër firmoset marrëveshja e shkruar mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Në takim u nda dhe data për protestën kombëtare që do të jetë 12 nëntori.

ilir meta pakti pd-pl zgjedhjet lokale 2023

Sondazh

Poll