Politike

Ende 'sekret' kandidati për kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Meta: Asnjë nga PL s'më ka dorëzuar kandidaturë për kryebashkiak

Meta tha se nuk di ta thotë këtë gjë pasi asnjë anëatr i PL-së nuk i ka dorëzuar asnjë kandidaturë. 

26 Tetor 2022, 12:10 Nga F.M
Ende 'sekret' kandidati për kryetarin e Këshillit Bashkiak
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë nuk e tregon emrin që i ka propozuar kryedemokratit Sali Berisha për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Në një konferencë për mediat, pas takimit me Berishën, Meta u pyet për kët gjë, por nuk dha emër., I pyetur gjithashtu nëse PL-ja do të ketë kandidat për Bashkinë e Tiranës, Meta tha se nuk di ta thotë këtë gjë pasi asnjë anëatr i PL-së nuk i ka dorëzuar asnjë kandidaturë. 

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: Këmbëngulim edhe njëherë për emrin që i keni propozuar Berishës? Dhe a do të ketë PL-ja kandidat për Tiranën?

Ilir Meta: Nuk e di a do të ketë sepse askush nga PL-ja nuk më ka paraqitur kandidaturë, kjo i takon Partisë Demokratike si partia më e madhe opozitare dhe të gjithë nga Partia e Lirisë ndajmë këtë mendim.

Konferenca e Metës erdhi pasi zhvilloi një takim me kryedemokratin Sali Berisha në selinë blu. Meta shkoi mëngjesin e sotëm në zyrën e kryedemokratit Sali Berisha dhe pas bisedimeve me të, bëri me dije për gazetarët se PL-ja ka hedhur emrin e parë mbi tavolinë në kuadër të bashkëpunimit opozitar për zgjedhjet lokale 2023. Meta tha se ka propozuar një emër, të cilin nuk preferoi ta bënte publik, por me siguri të plotë, tha se bëhet fjalë për një supër politikan. Nga ana tjetër, nesër firmoset marrëveshja e shkruar mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Në takim u nda dhe data për protestën kombëtare që do të jetë 12 nëntori.

ilir meta pakti pd-pl zgjedhjet lokale 2023

Sondazh

Poll