Politike

Grupi i Alibeajt/ Meta: Qytetarët tu kërkojnë llogari, i votuan poër Opozitë, jo për t'i bërë serenata Ramës

Meta tha se ata i kanë votuar për të bërë Opozitë, jo për t'i bërë serenata kryeministrit Edi Rama. 

26 Tetor 2022, 12:23 Nga F.M
Grupi i Alibeajt/ Meta: Qytetarët tu kërkojnë llogari, i votuan
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta udhëzoi qytetarët që të kërkonin llogari nga deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësve të tij për faktin që nuk bëjnë Opozitë. Në një konferencë me gazetarët, Meta tha se ata i kanë votuar për të bërë Opozitë, jo për t'i bërë serenata kryeministrit Edi Rama. 

"Unë nuk ia mohoj asnjëri të drejtën që të largohet nga Musolini dhe Klareta sa më parë, inkurajoj dhe qytetarët që u kanë dhënë vota që tu kërkojnë llogari. Se ata i kanë votuar për të bërë Opozitë, jo për t'i bërë serenata Ramës,"- tha Meta. 

Konferenca e Metës erdhi pasi zhvilloi një takim me kryedemokratin Sali Berisha në selinë blu. Meta shkoi mëngjesin e sotëm në zyrën e kryedemokratit Sali Berisha dhe pas bisedimeve me të, bëri me dije për gazetarët se PL-ja ka hedhur emrin e parë mbi tavolinë në kuadër të bashkëpunimit opozitar për zgjedhjet lokale 2023. Meta tha se ka propozuar një emër, të cilin nuk preferoi ta bënte publik, por me siguri të plotë, tha se bëhet fjalë për një supër politikan. Nga ana tjetër, nesër firmoset marrëveshja e shkruar mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Në takim u nda dhe data për protestën kombëtare që do të jetë 12 nëntori.

ilir met pakti pd-pl zgjedhjet lokalet 2023

Sondazh

Poll