Politike

'Shpërthen' Meta: O superbudallenj! Do ju hapen të gjitha dosjet, të qeverisë e Bashkisë, do dorëzoni lekët që keni marrë

Meta tha se ky është një premtim që ai do ta mbajë sapo të vijë në pushtet.

26 Tetor 2022, 12:23 Nga F.M
'Shpërthen' Meta: O superbudallenj! Do ju hapen të gjitha
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka paralajmëruar hapjen e të gjitha dosjeve në të cilat rezultojnë të përfshirë emra të Bashkisë Tiranë e të qeverisë. Në një konferencë me gazetarët, Meta tha se ky është një premtim që ai do ta mbajë sapo të vijë në pushtet. Ai tha gjithashtu se çdo para e fituar nga korrupsioni, do tu merret zyrtarëve. 

'Do hapen të gjitha dosjet e Sigurimit, të Bashkisë së Tiranës, përfshirë dhe të Autoritetit të Dosjes. Dhe pastaj, do shikoni se si do të hapen të gjitha dosjet e qeverisë. Shumë shpejt në këtë vend, ky është një premtim nga premtimet e mia. Imrphnin brisqet ata, do heqim Metën sot, do heqim Metën nesër. Ua ka thënë fatin e kujt do kenë, të Klaretës. Të gjitha lekët do i lënë. O superbudallenj, kaq po ju them. Do rikthehet pluralizmi politik gjithandej. Qytetarët do të jenë mbretër të këtij vendi,"- tha Meta. 

Konferenca e Metës erdhi pasi zhvilloi një takim me kryedemokratin Sali Berisha në selinë blu. Meta shkoi mëngjesin e sotëm në zyrën e kryedemokratit Sali Berisha dhe pas bisedimeve me të, bëri me dije për gazetarët se PL-ja ka hedhur emrin e parë mbi tavolinë në kuadër të bashkëpunimit opozitar për zgjedhjet lokale 2023. Meta tha se ka propozuar një emër, të cilin nuk preferoi ta bënte publik, por me siguri të plotë, tha se bëhet fjalë për një supër politikan. Nga ana tjetër, nesër firmoset marrëveshja e shkruar mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Në takim u nda dhe data për protestën kombëtare që do të jetë 12 nëntori. 

ilir meta

Sondazh

Poll