Aktualitet

VIDEO/ Rrjedhje gazi nga çisternat e 'Gas Power' në Porto Romano, tym nga fabrika

Në vendngjarje nuk ka forca zjarrfikëse edhe pse janë njoftuar nga banorët.

26 Tetor 2022, 12:15 Nga A.B
VIDEO/ Rrjedhje gazi nga çisternat e 'Gas Power' në Porto
Fabrika

DURRËS- Banorët e zonës së Porto Romanos janë tmerruar nga një shpërthim i fortë që ka ndodhur në çisternat e fabrikës 'Gas Power'. Shpërthimi ka ndodhur shumë pranë banesave, duke lënë nën panik banorët, që tashmë janë evakuuar. Në vendngjarje nuk kanë mbërritur ende forcat zjarrfikëse edhe pse janë njoftuar nga banorët.

Për shkak të frikës, është ndërprerë mësimi në shkollën pranë zonës, 'Met Hasa'.

Dosja.al siguron video nga vendi i ngjarjes, aty ku shihet se del dhe tym i bardhë. Zona është e mbuluar nga një aromë e rëndë e cila e bën të pamundur që banorët të vijojnë qëndrimin aty pranë.

Kjo nuk është hera e parë, që qytetarët ndihen të rrezikuar nga fabrika Gazpower, ku prodhohen bombola gazi të të gjitha madhësive. Pak kohë më parë, shumë banorë në atë zonë i braktisën shtëpitë, pasi ndiheshin të rrezikuar nga shpërthimet e njëpasnjëshme.

shperthim ne porto romano gas power

Sondazh

Poll