Aktualitet

Mashtrimi me call center, Prokurori italian: U përdor sistemi Auba, nuk ka italianë të përfshirë

Në pranga kanë përfunduar Elisa Caci, Valbona Abedinaj e Gilberdo Pushani.

26 Tetor 2022, 11:40 Nga A.B
Mashtrimi me call center, Prokurori italian: U përdor sistemi Auba, nuk ka
Mbledhja

TIRANË- Prokurori italian ka bërë me dije serveri që u përdor për skemën e mashtrimit online për investim në bursa u gjet në sistemin Aruba. Në një konferencë për mediat, Raffaele Tito u shpreh se hetimet kanë zgjatur rreth 1 vit ndërsa aktiviteti për mashtrim ka nisur prej vitit 2019.

Serveri u gjet në sistemin Aruba, italianë nuk rezultojnë të jenë të përfshirë, edhe pse ka mundësi që mund të jenë. Sepse bisedimet bëheshin në italisht dhe ka mundësi që një pjesë e tyre të jenë italianë. Por kemi besim se do t’i zbulojmë. Edhe pse është shumë e vështirë nga ana informatika. Deri tani ka qenë një super sukses falë agjentëve të policisë postale që gjetën fiks vendin fizik ku ata qëndronin”, tha Raffaele Tito.

Ai shtoi se e kanë të vështirë të zbulojnë se ku kanë përfunduar paratë që u morën nga italianët. 

“Ka një numër vendesh. Problemi nuk është në emër të kujt është numri i llogarisë por kush i përdor. Nëpërmjet ‘non banking’ unë mund të hap llogari në emër të personave të tjerë ndërkohë që është tjetër kush që i përdor. Bankat jo gjithmonë i dinë. Shumë nga këto llogari janë nga vendet e lindjes ku kontrollet janë më të vogla. Ka emra për shembull shtetas ukrainas që jetonin në Izrael, por a janë ata me të vërtetë personat që i lëviznin paratë?” thanë prokurorët.

Në pranga kanë përfunduar Elisa Caci, Valbona Abedinaj e Gilberdo Pushani. Këto persona, akuzohen nga autoritetet shqiptare dhe nga ato italiane se kanë zhvatur nga 1200 italianë përmes call center, duke u marrë mbi 10 milionë euro. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur dhe 5 persona të tjerë. 

opercioni dream earnings

Sondazh

Poll