Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e një "Audi", arrestohet 29-vjeçari në Vlorë

Sipas Bluve të qytetit bregdetar i riu dyshohet se më datë 23 tetor ka vjedhur një makinë tip "Audi" në servisin e qytetarit të identifikuar me A.Sh.

26 Tetor 2022, 11:46 Nga e.k
Ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e një
Policia Vlorë

VLORË-Një 29-vjeçar i identifikuar me inicialet J.M ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Sipas Bluve të qytetit bregdetar i riu dyshohet se më datë 23 tetor ka vjedhur një makinë tip "Audi" në servisin e qytetarit të identifikuar me A.Sh. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë e cila do të kthejë veprime të mëtejshme hetimore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u kap dhe u ndalua shtetasi J. M., 29 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 23.10.2022 ka vjedhur një automjet tip “Audi”, në servisin e shtetasit A. Sh. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

vlore policia e vlores

Sondazh

Poll