Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, arrestohet vëllai i njërit prej personave të përfshirë në konflikt (DINAMIKA)

Davidi, së bashku me vëllain e tij Ardjan Kirin, u konfliktuan mbrëmjen e kaluar me Kristian Fermosin.

26 Tetor 2022, 09:17 Nga A.B
Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, arrestohet
Vendi i ngjarjes

SHKODËR- David Kiri, është arrestuar nga Policia në Shkodër, pasi u përfshi në konfliktin që la pas të shtëna armësh. Davidi, së bashku me vëllain e tij Ardjan Kirin, u konfliktuan mbrëmjen e kaluar me Kristian Fermosin.

Gjatë debatit mes Ardjanit dhe Kristianit, ndërhyri Davidi i cili erdhi me mjet, duke goditur shtetasin Kristian Fermosi. Ky i fundit nxorri armën duke qëlluar në drejtim të mjetit por dy vëllezërit kanë arritur t’i shpëtojnë plumbave.

Në pranga është vënë vetëm David Kiri ndërsa është duke punuar për gjetjen dhe kapjen e vëllait të tij Ardjan Kiri dhe Kristian Fermosi. Ende nuk është zbardhur arsyeja e konfliktit mes tyre. 

te shtena me arme ne shkoder kristian fermosi ardjan kiri david kiri

Sondazh

Poll