Aktualitet

Falsifikoi dokumentet për të marrë tokën në Himarë, arrestohet 57-vjeçari

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 22.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

25 Tetor 2022, 15:55 Nga A.B
Falsifikoi dokumentet për të marrë tokën në
Policia

VLORË- Një 57-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente për të përfituar një sipërfaqe toke në Himarë. Policia informon se Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 22.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko–Financiare, ndaluan shtetasin K. Gj., 57 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 22.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Ky shtetas dyshohet se ka falsifikuar dokumenta me qëllim përfitimin e pronësisë së një sipërfaqe toke në Himarë.

arrestim ne vlore

Sondazh

Poll