Aktualitet

Vrasja e Regis Runajt/ GJYQI: Halili dha detaje, Hoxha: Nuk dua të merrem në pyetje

Hoxha dhe Halili akuzohen se janë përfshirë në 2 vrasje, atë të Emiljano Ramazanit dhe të Regis Runajt.

25 Tetor 2022, 15:07 Nga A.B
Vrasja e Regis Runajt/ GJYQI: Halili dha detaje, Hoxha: Nuk dua të merrem
Hoxha dhe Halili

ELBASAN- Gjyqi për Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin në lidhje me dy vrasjet e kryera në vitin 2020 në Elbasan, vijoi sot. I penduari, Eugen Halili shpjegoi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, si dhe tregoi personat e përfshirë në krim. Nga ana tjetër, Hoxha, nuk dëshiroi që të merrej në pyetje. Ai deklaroi se nuk dëshiron të merret në pyetje nga prokurori, ndërsa u vendos se në seancën e radhës do të merret në pyetje Erjon Alibej.

Hoxha dhe Halili akuzohen se janë përfshirë në 2 vrasje, atë të Emiljano Ramazanit dhe të Regis Runajt të dyja të ndodhura në Elbasan. Mbi Hoxhën dhe Halilin rëndojnë akuzat për vrasjen e Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan dhe të vrasjes së Regis Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan.

Në të dy krimet, ata duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona, janë nën hetim për bashkëpunim si “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Për rastin e vrasjes së  Runaj, Hoxha dhe Euglen Halili, dyshohet se masakruan me thikë 23-vjeçarin, në afërsi të varrezave të qytetit, duke e qëlluar 27 herë.

Ata akuzohen se janë të përfshirë dhe në vrasjen e shokut të Runajt, atë të Emiljano Ramazanit. Financues i vrasjes është Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

xhuljano hoxha eugen halili regis runaj

Sondazh

Poll