Aktualitet

Vdekja e Lear Kurtit, Prokuroria rimerr në pyetje 17 punonjës të Policisë dhe stafin e Traumës

Prokuroria do të marre në pyetje stafin e Spitalin të Traumës për të hedhur dritë mbi një pjesë tjetër të hetimit që lidhet me gjendjen në të cilën ka shkuar ai në spital dhe mbi veprimet e mjekëve.

25 Tetor 2022, 15:50 Nga a.b\
Vdekja e Lear Kurtit, Prokuroria rimerr në pyetje 17 punonjës të
Lear Kurti

TIRANË- 17 punonjës të Policisë së përfshirë me veprime për ndalimin e Lear Kurtit janë rimarrë në pyetje. 'TvKlan' raporton se pas analizimit të materialit paraprak të dorëzuar nga AMP, Prokuroria e Tiranës ka vendosur të rimarrë në pyetje punonjësit e policisë por edhe dëshmitarë në ambientet e Komisariatit nr 3.

Punonjësit e policisë kanë rrëfyer mbi të gjithë itinerarin e ndjekur ditën e ngjarjes dhe bisedat e bëra me Kurtin pak para se ta ndalonin atë. Po ashtu janë tërhequr materialet pranë sallës operative dhe janë marrë dëshmitë e punonjësve të turnit, të cilat dokumentojnë thirrjet për patrulla ndihmëse dhe për ambulancën, bërë nga efektivët e policisë.

Sipas TvKlan, nga të dhënat e administruara nuk rezulton se Lear Kurti të vuante nga sëmundje toke. Prokuroria do të marre në pyetje stafin e Spitalin të Traumës për të hedhur dritë mbi një pjesë tjetër të hetimit që lidhet me gjendjen në të cilën ka shkuar ai në spital dhe mbi veprimet e mjekëve.

Vendimtare për konkluzionet e hetimeve mbeten përgjigjet përfundimtare të autopsisë për shkakun e vdekjes. Prokuroria po heton për akuzën e veprimeve arbitrare dhe mosdhënie të ndihmës, por nuk ka emra të regjistruar si të dyshuar.

Dëshmitë e tyre do merren në lidhje me vdekjen e Lear Kurtit. 32 vjeç dha shpirt duke u sorrollatur në duart e efektivëve të komisariatit nr.3 të Policisë së Tiranës. Ai u ndalua mbrëmjen e 19 tetorit nga efektivët dhe brenda 30 minutave ndërroi jetë. Por, moszbardhja e kësaj ngjarjeje vjen si pasojë e pretendimeve kontradiktore të palëve. Ekspertiza paraprake ka dalë në përfundimin se s’ka pasur dhunë ndaj të riut, por që ka ndërruar jetë si pasojë e shpërthimit të kokainës që ka gëlltitur, ndërsa familjarët pretendojnë se është dhunuar nga policia. Një dëshmi e mikut të të riut mbrëmjen e djeshme te Piranjat hidhte dyshimte të forta se Policia dhe AMP kanë mbuluar ngjarjen. I riu thoshte se e kishte parë viktimën teksa rrihej barbarisht ndërsa akuzonte drejtorin e AMP, Ardi Veliu se e kishte "këshilluar" indirekt të mos pranonte dhunën që kishte parë me sytë e tij.

lear kurti

Sondazh

Poll