Aktualitet

Balliu para SPAK: Merren me qytetarët e thjeshtë dhe jo me oligarkët! Pse nuk thirret kurrë Salillari?

Duke folur për mediat ish-deputeti demokrat u shpreh se Prokuroria nuk merret me oligarkët por me qytetarët e thjeshtë.

25 Tetor 2022, 13:41 Nga e.k
Balliu para SPAK: Merren me qytetarët e thjeshtë dhe jo me
Klevis Balliu duke folur jashtë SPAK

TIRANË- Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është paraqitur sot në SPAK (Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi kishte seancën e radhës në lidhje me hetimet që SPAK po kryehen për protestën e Astirit. Duke folur për mediat ish-deputeti demokrat u shpreh se Prokuroria nuk merret me oligarkët duke etiketuar biznesmeni Pëllumb Salillarin por me qytetarët e thjeshtë.

Ai u shpreh se ka kërkuar nga SPAK që qytetarët të lihen të qetë dhe të merret vetëm ai nën hetim nëse ka përgjegjësi penale.

"Në vend që të hetojë këto krime që i bën lali djegësi bashkë me Edi Ramën, këta hetojnë qytetarët. Prokuroria pretendon se është shkelje të protestosh sepse këta janë patronazhistë, nuk janë prokurorë. Këta qytetarë detyrohen tani të vijnë përsëri dhe përsëri. Asnjë prej këtyre qyetarëve nuk ka asnjë vepër penale. Çfarë pune kanë qytetarët me këto procese? Nëse ka përgjegjësi penale, atë e mbaj unë. Kanë gati tre vite që vijnë këtu një herë në muaj. A e keni parë ndonjëherë Salillarin të vijë këtu në prokurori? Pse nuk vjen këtu të japë shpjegim si shkon një kilometër rrugë 30 milionë euro? Këtu me vite të tëra merren zvarrë qytetarët. Ju thashë, qytetarët të lihen rehat, nëse ka përgjegjësi penale këtu, të vij unë", tha Balliu.

Balliu tha banorët e Astirit prej vitesh tashmë vijnë në prokurori dhe pse sipas tij nuk ka asnjë provë apo shkelje kundër tyre.

“Për shkak të një presioni politik që bëhet ndaj qytetarëve pasi këto protesta lidhen me protesta të cilat janë të drejta kushtetuese të çdo individi në Shqipëri. Ka vite që këto qytetarë vijnë në gjykata, përplasen me një prokurori që nuk ka asnjë provë dhe asnjë shkelje. Në vend që prokuroria të merret me inceneratorët, merren me qytetarët prej disa vitesh vetëm sepse kanë marrë pjesë në protesta. Vetëm në procesin ku isha pjesë edhe unë, ishin me dhjetëra", tha ai.

Mëngjesin e 15 korrikut të vitit 2019 mori fund qëndresa e banorëve të Unazës së Re, të cilët kishin nisur protestat kundër shembjes së banesave të tyre që prekeshin nga ndërtimi i rrugës. IKMT-ja në pak orë, e mbështetur nga forcat e Policisë, shembi banesat që prekeshin nga projekti ndërkohë që e gjithë aksioni u shoqërua me përplasje mes Policisë dhe banorëve duke lënë dhe dhjetëra të plagosur. 

klevis balliu

Sondazh

Poll