Aktualitet

Kërkon të shpëtojë nga burgimi i përjetshëm, Gjykata e Lartë shtyn çështjen për Aldo Baren

Vendimi ka ardhur pasi gjyqtarët Sandër Simoni dhe Sokol Binaj kanë hequr dorë për arsye se kanë shqyrtuar çështjes të Bares më herë.

25 Tetor 2022, 15:32 Nga A.B
Kërkon të shpëtojë nga burgimi i përjetshëm,
Aldo Bare

TIRANË- Gjykata e Lartë shtyn shqyrtimin e çështjes së Aldo Bares. Gazetarja Klodiana Lala informon se vendimi ka ardhur pasi gjyqtarët Sandër Simoni dhe Sokol Binaj kanë hequr dorë për arsye se kanë shqyrtuar çështjes të Bares më herë.

Më 17 shtator Gjykata e Lartë vendosi të marrë në shqyrtim dosjen penale ndaj Aldo Bares, ish-kreut të bandës famëkeqe të Lushnjës, i cili prej vitesh po vuan dënimin me burg përjetë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, teksa kërkon t’i shpëtojë këtij dënimi maksimal.

Në vitin 2017 Kushtetuesja vendosi ta prishë vendimin e gjykatës së Lartë për Aldo Baren dhe ta kthejë çështjen për rigjykim, përderisa gjeti shkelje të rënda procedurale dhe konkludoi se të pandehurit nuk i është garantuar një proces i rregullt ligjor. Për shkak se për disa vite gjykata e Lartë doli jashtë funksionit, pasi mbeti pa gjyqtare, dosja mbeti në sirtarë.

Aldo Bare është dënuar për krime të rënda të kryera në kuadër të bandës që krijoi dhe drejtoi për vite me radhë duke terrorizuar Lushnjen.

aldo bare

Sondazh

Poll