Aktualitet

EMRAT+VD/ Në kërkim për shitje të lëndëve narkotike, merr fund arratia, arrestohen tre persona

Tre personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin  kishin përshatur një ambient lokali si pikë për shpërndarjen e drogës.

25 Tetor 2022, 15:01 Nga e.k
EMRAT+VD/ Në kërkim për shitje të lëndëve
Pamje nga shoqërimi në Komisariat

DURRËS- Një operacion i Policisë së Durrësit ka çuar në pranga tre persona, të cilët ishin shpallur në kërkim pasi ishin dënuar nga Gjykata për trafik të lëndëve narkotike në vitin 2019.. Tre personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin  kishin përshatur një ambient lokali si pikë për shpërndarjen e drogës.


Kështu në sajë të operacionit të koduar "Next" në prangat e Bluve të Durrësit Ahmet Elezi, Luan Karaj, Bardhok Cupi (i cili ishte dhe pronari i lokalit). Të tre ishin shpallur në kërkim nga Policia pasi Gjykata i kishte shpallur fajtor,

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, operacioni policor i koduar "Next”.

Të kërkuar sepse përshtatën një lokal për përdorim dhe shpërndarje droge, në vitin 2019, lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga pronari i lokalit dhe 2 shtetas të tjerë.

Në vijim të punës policore për kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të kërkuar për vepra të ndryshme penale dhe mbështetur nga inteligjenca informative mbi vendndodhjet e tyre, u finalizua operacioni policor i koduar “Next”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit A. E., 28 vjeç, L. K., 35 vjeç dhe B. Ç., 63 vjeç, të tre banues në Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar ndaj këtyre 3 shtetasve, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vitin 2019, përshtatën lokalin e shtetasit të vënë në pranga B. Ç., për përdorim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

durres bardhok cupi ahmet elezi luan karaj

Sondazh

Poll