Aktualitet

I shpallur në kërkim për vjedhje në spital, arrestohet 47-vjeçari në Gjirokastër

Mësohet se personi me iniciale R.B, i cili ka qenë disa herë i dënuar për vjedhje, ka marrë portofolin e një infemiereje si dhe aparatin celular të saj.

25 Tetor 2022, 15:46 Nga I.A
I shpallur në kërkim për vjedhje në spital, arrestohet
Spitali i Gjirokastres

GJIROKASTËR- Një 47-vjeçar është arrestuar ditë e sotme në Gjirokastër, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Mësohet se personi me iniciale R.B, i cili ka qenë disa herë i dënuar për vjedhje, ka marrë portofolin e një infemiereje si dhe aparatin celular të saj. Po ashtu më herët ai mgjithashtu kishte vjedhur portofolin e një mjekeje. 

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Urgjenca". Kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçari i shpallur në kërkim pasi i kishte vjedhur portofolin dhe aparatin celular, punonjëses së spitalit, në ambientet e punës. Gjatë veprimeve hetimore u dokumentua se ky shtetas është autor i vjedhjes së portofolit të një punonjëseje tjetër të të njëjtit spital. Autori i dy vjedhjeve, i dënuar disa herë më parë, për të njëjtën vepër penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Urgjenca", si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim R. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar disa herë më parë, për vjedhje.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 15.09.2022, në ambientet e Spitalit Rajonal "Omer Nishani", Gjirokastër, i ka vjedhur shtetases M. N. (infermiere në këtë spital), portofolin në të cilin kishte 20 000 lekë të rinj dhe aparatin celular. Gjithashtu, gjatë hetimeve u bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i një tjetër vjedhjeje të kryer nga shtetasi R. B. Në datën 14.09.2022, në ambientet e Spitalit Rajonal "Omer Nishani", ky shtetas i ka vjedhur shtetases A. K. (mjeke në këtë spital) portofolin në të cilin kishte shumën 8 000 lekë të rinj. Matrialet në ngarkim të shtetasit R. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

arrestohet 47-vjeçari ne gjirokaster per vjedhje

Sondazh

Poll