Aktualitet

EMRI/ Shpërndante drogë me motor, arrestohet 34-vjeçari në Pogradec! Sekuestrohet një pistoletë me silenciator

Olldashi e shëprndante drogën me motor. Blutë e Pogradecit kanë sekuestruar dhe një pistoletë me silenciator si dhe dy thika.

25 Tetor 2022, 14:46 Nga e.k
EMRI/ Shpërndante drogë me motor, arrestohet 34-vjeçari në
Materialet e sekuestruara nga Policia

POGRADEC- Një 34-vjeçar i identifikuar si  Arjon Olldashi me precedentë të mëparshëm kriminal ka rënë në prangat e Policisë së Pogradecit pasi akuzohet për trafik drogë. Olldashi e shëprndante drogën me motor. Blutë e Pogradecit kanë sekuestruar dhe një pistoletë me silenciator si dhe dy thika.

Gjatë kontrollit të bërë nga Policia ata gjetën dhe sekuestruar dhe 4 doza kanabisi që Olldashi i kishte me vete. Ai ishte dënuar dhe më parë për shpërndarje të lëndëve narkotike. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar "Motoristi".

Operacioni u finalizua pas hetimeve disamujore nga Komisariati i Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta dhe të armëmbajtjes pa leje. Shpërndante me motor, doza të lëndës narkotike kokainë, vihet në pranga 34-vjeçari me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 2 thika, municion luftarak, rreth 40 gr. kokainë, 1 peshore elektronike, 19 aparate celulare dhe shuma parash, të cilat iu gjetën gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje, pas hetimeve disamujore, finalizuan me sukses operacionin e koduar "Motoristi", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- A. O., 34 vjeç, banues në Pogradec, me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se shtetasi A. O. ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e Policisë organizuan veprimet dhe bënë lokalizimin e tij, në lagjen nr. 1 Pogradec, gjatë kohës që po lëvizte me një motor tip "Suzuki". Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një shumë lekësh, që dyshohet se e ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. O., u gjetën dhe sekuestruan: 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 1 krehër me 9 fishekë, 2 thika, rreth 40 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 19 aparate celulare dhe 2300 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

arjon olldashi pogradec

Sondazh

Poll