Aktualitet

U kap me 522 mijë euro/ Çela shpërthen në gjykatë: Pushtetarët i vjedhin miliona shtetit e lihen të lirë, unë në burg me paratë e mia

Avokati i Çelës, Gramoz Lika tha se ky vendim do të ankimohet në Gjykatën e Apelit.

25 Tetor 2022, 13:40 Nga F.M
U kap me 522 mijë euro/ Çela shpërthen në gjykatë:
Elidon Çela

TIRANË- 32-vjeçari Elidon Çela, administrator i kompanisë së transportit ndërkombëtar të udhëtarëve dhe drejtues i autobusit ku u gjetën 522 mijë euro të padeklaruara kla shoërthyer në Gjykatë pasi është lënë në masën 'arrest me burg'. Teksa ndodhej në 'kafaz', Çela pretendoi se paratë e tij janë të pastra dhe e krahasoi situatën me shumë persona të tjerë që inkriminohen, por vijojnë të jenë të lirë. Ai madje tha se ka pushtetarë në vend që kanë miliona euro nga korrupsioni e krimi, por nuk burgosen. 

“Ka pushtetarë që ia vjedhin shtetit 4 milion euro dhe lëvizin të lirë, ndërsa unë në burg me paratë e mia,"- tha Çela.

Avokati i Çelës, Gramoz Lika tha se ky vendim do të ankimohet në Gjykatën e Apelit.

"Për sa i përket shoferit i cili i kishte sjellë nga shteti italian në pikën e kalimit shumën prej 520 mijë eurosh, gjykata vendosi ta lërë në burg, për faktin se duhet të provojë nëse i ka këto lekë me djersë e me mund apo i ka në rrugë të tjera. Shoferi pretendon se ka 27 vite që punon në shtetin italian, familjarisht, lekët i ka kursime ndër vite dhe i kishte sjellë t’i investonte në Shqipëri, por gjithsesi këtë do ta zgjidhë hetimi. Të dy ndihmësit e tjerë, shoferët që i kishte u lanë të lirë nga gjykata pasi doli se nuk kanë lidhje as me paratë, as me sendet e tjera që janë gjendur në autobus. Janë disa sende që mund të diskutohet që mund të paguhet për to akcizë, sende pa vlerë, siç janë ndonjë shishe verë, janë ilaçe për kalamaj, karroca, sende që nuk përbëjnë ndonjë vlerë të madhe as për shtetin, as për shoferin. Gjithsesi fakti që u ngrit dyshimi për veprën penale për pastrim të produkteve të veprës penale, shoferi do të qëndrojë në masën e sigurisë arrest me burg deri në sqarimin e rrethanave. Gjithsesi vendimi është objekt ankimi në Gjykatën e Apelit. Ai po i sillte nga Italia sepse i ka fitim të 27 viteve. Ka biznes atje, ka punë të ndryshme atje, ka punuar në Itali, ka shitur, ka blerë. Shoferi kishte pretendime se ka pushtetarë tha që ia vjedhin shtetit dhe nuk i lë njeri në burg, 4 mln euro, jo të më lërë mua në burg për 520 mijë euro që i kam të miat. Gjithsesi kështu mendoi gjykata, kështu mendoi prokuroria dhe shoferi do të rrijë i paraburgosur deri sa situata të zgjidhet, ose Gjykata e Apelit të marrë një vendim ndryshe. Vendimi do ankimohet dhe do të shkojë në Gjykatë të Apelit”, tha avokati.

Çela u la sot në burg. Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Çelën, ndërsa dy ndihmësit e tij, Dritan Kamberi e Anold Cankja, i liroi duke i lënë në masën ‘detyrim paraqitjeje’. Çela u arrestua në Portin e Durrësit, teksa kthehej nga Bari i Italisë. Atij iu gjetën 522 mijë euro në tavanin e autobusit të mbushur dhe me mallra kontrabandë.

elidon cela 522 mije euro ne durres

Sondazh

Poll