Aktualitet

Replika mes maxhorancës e Opozitës në Kuvend, deputeti: Do rrini dhe 10 vite të tjera aty ku jeni

Me të replikoi deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj, të cilit kryetari i Komisionit Nasip Naço i tha të ngrinte nivelin e bisedës. 

25 Tetor 2022, 10:26 Nga F.M
Replika mes maxhorancës e Opozitës në Kuvend, deputeti: Do rrini
Komisioni i Sigurisë

TIRANË- Debate mes socialistëve dhe maxhorancës në Komisionin e Sigurisë. Deputeti i Partisë Socialiste debatoi me përfaqësuesit e selisë blu në Kuvend. Gogu, drejtuar Opozitës, tha se ata do të qëndrojnë në të njëjtën pozitë edhe për 10 vitet e ardhshme. Me të replikoi deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj, të cilit kryetari i Komisionit Nasip Naço i tha të ngrinte nivelin e bisedës. 

Pjesë nga replikat: 

Toni Gogu: Mirëfunksionimi i policisë fillon me çfarë kemi bërë ne keq, çfarë kemi bërë ne mirë. S'jemi për analizë, por do vazhdoni të rrini aty ku keni qëndruar dhe për 10 vite të tjera. 

Nasip Naço: O zoti Xhaferri, por ngrihuni në lartësinë evropiane...

Ferdinand Xhaferraj: Kryetar, faleminderit, në mënyrë të padiskutueshme e mbështesim drejtorin që të ketë sukses në detyrën e tij, e falenderoj që ra dakort me shqetësimin e Opozitës dhe shprehur gatishmërinë. Vazhdojmë me rendin e ditës, për 48 orë të vijë të japë shpjegime këtu. 

Nasip Naço: Zoti Qefaliaj, zonja Dhima ju lutem ,bëni diferencën me pjesën tjetër, po mos flisni pa leje. Ne do ta vlerësojmë, mund të vini nesër apo pasnesër, faleminderit, të nderuar kolegë, kjo seancë nga ky moment do të vijojë me dyer të mbyllura. 

ervin salianji ferdinant xhaferraj nasip naco

Sondazh

Poll