Sport

Mbappe sportisti më i paguar në histori, 'Le Parisien' zbulon detajet e kontratës së re, 600 milionë euro në tre vjet

Kylian Mbappé dhe PSG në majin e kaluar firmosën kontratën më të pasur në historinë e sportit.

24 Tetor 2022, 17:10 Nga DOSJA

Mbappe sportisti më i paguar në histori, 'Le Parisien'

FRANCË- Kylian Mbappé dhe PSG në majin e kaluar firmosën kontratën më të pasur në historinë e sportit. Gazeta franceze 'Le Parisien' ka zbuluar detajet e rinovimit të artë që e bindi sulmuesin francez të mos transferohej te Real Madrid dhe gjithashtu llogariti se sa do të fitonte sulmuesi nëse do të qëndronte në Paris për 3 vjet, aq sa ka firmosur me klubin e PSG. Sipas gazetës, lojtari do të përfitojë 636 milionë euro.

Por si ndahen këto 636 milionë? Le Parisien zbulon të gjitha detajet...
– Paga: 72 milionë euro bruto në sezon (216 milionë në 3 vjet)
– Bonus ‘nënshkrimi’: 180 milionë euro, të ndara në tre këste
– Bonusi ‘besnikërie’: një shifër që rritet nga viti në vit për një total prej 240 milionë nëse kompletohet periudha trevjeçare. 70 milionë nëse nuk ikën në qershor 2023, 80 milionë nëse nuk niset në qershor 2024. E pastaj 90 milionë nëse nuk largohet në qershor 2025.

Shifra marramendëse që vështirë se ndonjë klub tjetër do të mund t'i barazojë dhe kështu fjalët e shqiptuara nga sulmuesi pak ditë më parë, "Unë nuk lëviz nga Parisi", tani kanë mbi 600 milionë arsye të tjera për t'u konsideruar të vërteta.

E.Ç (Dosja.al)

kylian mbappe psg

Sondazh

Poll