Sport

Champions League/ Juvja me mungesa para Benfikës, Allegri me dhimbje koke. Ja stërvitja e fundit e bardhezinjve…(video)

Paul Pogba, një mungesë që i shtohet emrave të zakonshëm në listën e të dëmtuarve: mbrojtësit Bremer dhe De Sciglio, mesfushori Leandro Paredes dhe sulmuesit Di Maria, ndersa Chiesa është në dyshim

24 Tetor 2022, 13:14 Nga DOSJA

Champions League/ Juvja me mungesa para Benfikës, Allegri me dhimbje koke.

ITALI - Shumë dhimbje koke për trajnerin e Juventusit, Maximo Allegri në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes të së martës (20:00) në Estádio da Luz, referuar javës së parafundit të Grupit H të Champions League. 

Nis me Paul Pogba, i cili pesë ditë më parë kreu stërvitjen e parë në fushë, pas operacionit të meniskut në gjurin e djathtë, më 5 shtator. Mesfushori francez, megjithatë, nuk e ka përfunduar pjesën e parë të stërvitjes së sotme dhe është në dyshim për udhëtimin në Lisbonë.

Kjo një mungesë që i shtohet emrave të zakonshëm në listën e të lënduarve: mbrojtësit Bremer dhe De Sciglio, mesfushori Leandro Paredes dhe sulmuesit Di Maria. Ndërsa sulmuesi Federico Chiesa, i cili po kërkon mundësinë e parë pas rikuperimit nga dëmtimi, u stërvit pa kufizime, por gjithsesi dyshimet edhe për të qëndrojnë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll