Sport

Vinicius kërkon ndalimin e përjetshëm të tifozëve racistë nga stadiumet e futbollit…

Pas thirrjeve raciste që pësoi më 18 shtator gjatë derbit të Madridit midis Atléticos dhe Realit në La Liga, sulmuesi brazilian tha për "Globo" të dielën se autorët e tyre duhet të ndalohen përgjithmonë nga stadiumet.

24 Tetor 2022, 16:45 Nga DOSJA

Vinicius kërkon ndalimin e përjetshëm të tifozëve

SPANJE - I pyetur të dielën nga një kanal televiziv brazilian "Globo", Vinicius iu rikthye klithmave raciste, viktimë e të cilave ai kishte qenë gjatë ndeshjes së Real Madridit ndaj Atlético Madridit, më 18 shtator në La Liga. 

Anësori brazilian deklaroi kështu se "të gjithë njerëzit racistë duhej të paguanin". Në rastin e tifozëve të futbollit, Vinicius mendonte se dënimi më i mirë për ta do të ishte ndalimi i përjetshëm nga stadiumet.

 “Kjo do t'i bënte të vuanin pasojat e veprimeve të tyre”,- vijoi i 8-ti në renditjen e “Topit të Artë” të fundit. Klubi i Atlético Madridit dhe La Liga kanë njoftuar se dënojnë aktet raciste të pësuar nga Vinicius dhe se një hetim është hapur gjithashtu nga zyra e prokurorit publik të Madridit. 

Nëse braziliani ishte pesimist për ndërprerjen totale të racizmit në stadiumet e futbollit, ai megjithatë shtoi "duke besuar se në botë kishte më shumë njerëz të mirë se të këqij".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll