Sport

Ronaldo dhe Ten Hag sot pas stërvitjes do të takohen, interesi i Chelseas në sfond...

Portugezi dhe trajneri i Manchester United do të takohen këtë javë për të diskutuar situatën e lojtarit, edhe me largimin e mundshëm si një nga temat kryesore.

24 Tetor 2022, 14:29 Nga DOSJA

Ronaldo dhe Ten Hag sot pas stërvitjes do të takohen, interesi i

ANGLI - Do të ketë një takim mes Cristiano Ronaldos dhe Erik ten Hag për të trajtuar situatën e tensionuar që është krijuar mes trajnerit dhe yllit të skuadrës, si pasojë e largimit të portugezit për në tunelin e dhomave të zhveshjes para përfundimit të ndeshjes.

Pas seancës stërvitore të hënën, trajneri holandez dhe portugez do të ulen për të analizuar atë që ka ndodhur në javët e fundit, si pasojë e vrazhdësisë së tij ndaj Tottenhamit. Sipas “Daily Mail”, trajneri Ten Hag do të vendosë në tavolinë planet e tij të lojës për lojtarin portugez dhe do të ishte i gatshëm ta linte të largohej në dimmer, nëse Ronaldo nuk e pranon rolin e propozuar. 

Këtu hyn Chelsea, pasi pronari i “bluve” Todd Boehly dëshironte shumë për shërbimet e tij gjatë verës. Refuzimi i Touchel për të ndërmarrë operacionin i mbylli derën 'CR7', por me Potter si trajner, gjërat mund të ndryshojnë. Trajneri anglez nuk do ta shihte keq inkorporimin e yllit portugez dhe mundësia që United ta linte futbollistin falas në janar, do t'i jepte një shans Chelseat për të justifikuar investimin në pagën e tij të lartë.

Marrëdhënia mes trajnerit dhe lojtarit është e komplikuar, duke debatuar në stërvitje për dispozitat taktike të ‘Djajve të Kuq’ sipas mediave angleze. Cristiano Ronaldo tashmë u përpoq të braktiste disiplinën 'mancuniane' në verë, por mungesa e interesit nga ana e klubeve për të pasur shërbimet e tij dhe paga e lartë e portugezit, i vështirësuan negociatat. Në janar mund të hapet një derë për të që do t'i jepte fund problemeve, me të cilat lojtari dhe klubi i tij janë përballur javët e fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll