Sport

Anderlechti e gjen ‘zgjidhjen’, shkarkon trajnerin Felice Mazzu për rezultatet…

Aktualisht i dymbëdhjeti në kampionat, klubi belg i Anderlecht shkarkoi të hënën trajnerin e tij, pas paraqitjes së dobët (3-1) të dielën kundër Standard Liège. Një ndeshje u ndërpre në minutën e 63-të për shkak të tymit të përsëritur nga tifozët e “mauves”.

24 Tetor 2022, 16:29 Nga DOSJA

 

Anderlechti e gjen ‘zgjidhjen’, shkarkon trajnerin Felice Mazzu

BELGJIKE - Felice Mazzu nuk është më në krye të skuadrës së Anderlehtit. Këtë të hënë, klubi i Jupiler League, elita belge, njoftoi se kishte shkarkuar trajnerin që kishte rekrutuar në fillim të sezonit, i joshur nga rezultatet e tij të shkëlqyera në krye të Union Saint-Gilloise (2 i kampionatit 2021-22 ). 

Felice Mazzu (56) nuk arriti të konfirmohej në stolin e klubit më të suksesshëm të Belgjikës. Pas një fillimi të mirë të kampionatit (3 fitore në 4 javë), Anderlehti është zhytur në mediokritet dhe aktualisht pozicionohet në vendin e 12-të në renditje, 21 pikë prapa liderit Genk, me 5 fitore, 1 barazim dhe 8 humbje.

Drejtuesit e Anderlecht kanë vendosur të ndahen nga Felice Mazzu dhe ta zëvendësojnë atë përkohësisht me Robin Veldman, trajnerin e skuadrës së dytë, pas ndeshjes së kësaj të diele kundër Standard Liège, e ndërprerë në minutën e 63-të për shkak të hedhjes së vazhdueshme të bombave tymuese në fushë nga tifozët e Anderlechtit, ndërsa ishin duke humbur 3-1.

Ky është ndryshimi i shtatë i trajnerëve në kampionatin belg që nga fillimi i sezonit.  Robin Veldman do të drejtojë ekipin e Anderlehtit këtë të enjte në Conference League kundër Steaua Bukureshtit, në pritje të emërimit të një tekniku të ri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll