Sport

Pep tregon ambicien e Haaland për gola: "Eto'o, Villa, Messi... ata ishin të tillë"

Trajneri kujtoi disa nga sulmuesit yje që ka stërvitur, duke i krahasuar me sulmuesin e ri norvegjez

24 Tetor 2022, 14:05 Nga DOSJA

Pep tregon ambicien e Haaland për gola: "Eto'o, Villa, Messi...

ANGLI - Pep Guardiola në një konferencë për shtyp, duke iu referuar ndeshjes të së shtunës ndaj Brighton ku sulmuesi norvegjez shënoi dy gola, është përgjigjur edhe në lidhje me aspiratat individuale të Haaland dhe rekordet e tij të pabesueshëm të golave.

"Unë nuk kam folur me Haaland. Mendoj se ai është i lumtur kur ekipi fiton. Por sigurisht, të gjithë sulmuesit që kam parë në karrierën time, si Samuel Eto'o, David Villa, Lionel Messi, Lewandowski, Thomas Muller dhe Sergio Aguero, kishin ambicien për të shënuar gola dhe sa më shumë gola, dhe kjo është normale. Kështu është dhe duhet të jetë edhe Erling Haaland",- siguroi trajneri i Manchester Cityt në një konferencë për shtyp.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll