Sport

"Topi i Artë ishte një ëndërr", Benzema zbulon të ardhmen pas futbollit: Dua të stërvis...

Sulmuesi dha një intervistë për revistën GQ e cila la trashëgim disa reflektime, si futbollistike ashtu edhe personale.

24 Tetor 2022, 17:03 Nga DOSJA

"Topi i Artë ishte një ëndërr", Benzema zbulon

FRANCË- Karim Benzema i është bashkuar klubit të fituesve të 'Topit të Artë', por edhe para se të bëhej zyrtarisht lojtari më i mirë i vitit 2022, sulmuesi dha një intervistë për revistën GQ e cila la trashëgim disa reflektime, si futbollistike ashtu edhe personale.

Ka ende vend për objektiva të tjerë përpara se të largohet nga futbolli aktiv. "Pas futbollit kam në plan të stërvit lojtarët e rinj. Qëllimi im është t'i ndihmoj ata të bëhen njerëz të mirë në fillim dhe më pas lojtarë të shkëlqyer. Ata duhet të kuptojnë se të jesh më i miri është më i rëndësishëm se sa të shënosh. Vura re që shumë djem sot nuk stërviten ashtu siç duhet. Qëllimi i tyre i vetëm është të shënojnë, por ata duhet të kuptojnë se futbolli nuk është vetëm kaq."

E.Ç (Dosja.al)

benzema

Sondazh

Poll