Politike

'Ovacion pa e kërkuar'/ Publiku u ngrit në këmbë pas fjalimit të tij, Rama: Më mbajte këtu, çfarë do bënin ata

Rama i tha se ata u ngritën në këmbë vetëm pasi u mbajt sërish në poltron.

24 Tetor 2022, 15:14 Nga A.B
'Ovacion pa e kërkuar'/ Publiku u ngrit në këmbë
Edi Rama

JERUSALEM- Në fund të fjalimit të tij në Jerusalem, publiku u ngrit në këmbë duke duartrokitur për disa sekonda kryeministrin Edi Rama. Moderatori i bëri të ditur se ovacionet po i bëhen pa i kërkuar. Rama i tha se ata u ngritën në këmbë vetëm pasi u mbajt sërish në poltron, se nëse do ishte e kundërta nuk do ishin ngritur në këmbë.

Moderatori: E shikoni, ky është ovacion pa e kërkuar.

Rama: Jo nuk i pyete, por më mbajte këtu, çfarë do bënin ata. 

Moderatori: Ka një barcaletë këtu në Izrael mes dallimit të një zotërie anglez dhe atij hebre. Anglezi vjen dhe ikën pa thënë lamtumirë dhe hebreu, duke thënë lamtumirë por kurrë nuk largohet. Pra e njëjta gjë me folësit jo të mërzitshëm. Ne kemi zgjedhje brenda një jave dhe ka më shumë se 15o persona në sallë ku do të votojnë, ambasadorët dhe nuk kemi asnjë ide për rezultatin. Do donim ta jepnim këtë dhuratë për udhëheqje të fortë.

edi rama rama ne israel

Sondazh

Poll