Politike

VIDEO- Vizita në Izrael/ Kryeministri Edi Rama takohet me liderin e opozitës Benjamin Netanyah

Vizita vjen në kuadër të takimeve që kreu i ekzekutivit po zhvillon prej dy ditësh në Izrael. Më herët kryeministri Rama takoi në pallatin presidencial presidentin e Izraelit Isaac Herzog.

24 Tetor 2022, 14:44 Nga e.k
VIDEO- Vizita në Izrael/ Kryeministri Edi Rama takohet me liderin e
Edi Rama dhe Benjamin Netanyah

JERUZALEM- Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me liderin e opozitës izraelite Benjamin Netanyah. Vizita vjen në kuadër të takimeve që kreu i ekzekutivit po zhvillon prej dy ditësh në Izrael. Më herët kryeministri Rama takoi në pallatin presidencial presidentin e Izraelit Isaac Herzog.

"Takim me liderin e opozitës në Izrael, Benjamin Netanyahu", shkruan Rama në Facebook.

Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë dy ditore në Izrael. Në këtë vizitë zyrtare ai shoqërohet nga disa ministra shqiptarë. Në qendër të diskutimeve është siguria kibernetike, sulmet e hakerave iranianë dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve. Më herët gjatë ditës së djeshme Rama u takua dhe me homologun e tij Yair Lapid. Në qendër të bisedës së tyre ka qenë marrëdhënia mes dy vendeve ku kryeministri Lapid i ka premtuar kreut të ekzekutivit shqiptar më shumë mbështetje sa i përket luftës kundër sulmeve kibernetike në një kohë që vendi ynë prej muajsh është në gjendje alarmi për shkak të hakerave iranianë.

edi rama benjamin netanyah rama ne izrael

Sondazh

Poll