24 Tetor 2022, 12:27
Nga f.g
Lear Kurti
TIRANE- Ashtu siç u raportua për 2 ditë në media ashtu po rezulton edhe zyrtarisht nga Prokuroria e Tiranës që ngre gishtin për të akuzuar policët që ndaluan dhe shoqëruan Lear Kurtin. Zyrtarisht, në deklaratën e sotme për mediat, Prokuroria njofton se i akuzon policët për "veprime arbitrare" dhe "mosdhënie ndihme". Ky deklarim i Prokurorisë bie ndesh me atë të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. AMP mohonte që policët të kishin shkelur ligjin duke deklaruar se "nuk ka veprime të kundraligjshme".
Çfarë deklaron prokuroria?
"Mbi bazën e referimit të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë, Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr.7671/2022 për veprën penale “kryerje e veprimeve arbitrare” dhe “Mosdhënia ndihmë”, parashikuar nga nenet 250 dhe 290 e K.Penal."-thotë Prokuroria.
Çfarë deklaron AMP?
"Nga veprimet hetimore në vazhdim janë dhe këqyrja e kufomës në prani të stafit mjeko-ligjor, nga e cila nuk rezulton që në trupin e viktimës të ketë dëmtime apo shenja dhune. Në kyçe konstatohen shenjat e krijuara në momentin e prangosjes.
Nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5x5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore. Gjithashtu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, vijojnë ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Nga analiza e kryer e provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimeve, si pamje filmike, këqyrje dhe ekzaminime mjeko-ligjore, nuk evidentohen veprime të kundraligjshme të punonjësve të Policisë, gjatë dhe pas shoqërimit të shtetasit L.K., 32 vjeç."-deklaron AMP.
Edhe pse jo direkt, akuza e prokurorisë për "veprime abritrare" implikon policët e komisariatit nr.3 direkt në një shoqërim të dhunshëm më e pakta ose dhunim të viktimës në anën tjetër. Pa përmendur faktin që viktima nuk u dërgua në spital por u mor dhe u sorrollat në komisariat e më pas në makinë dhe spital. Sot, historia mund të ishte ndryshe./Dosja.al
vdes lear kurti
Politike
24 Tetor 2022, 12:06
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur akuza të forta kundrejt Policisë së Shtetit e Agjencis&...
Politike
24 Tetor 2022, 11:56
f.g
Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj
TIRANE- Ka nisur në Kryesinë e Kuvendit takimi mes kryetarit të grupit të Partisë Socialiste, T...
Politike
24 Tetor 2022, 11:53
F.M
Mimoza Hafizi
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Socialiste Mimoza Hafizi, e cila është përplasur shumë herë me kryeministr...
Politike
24 Tetor 2022, 11:26
d.a.
von der Leyen
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen do të nisë një tur ballkanik të mërkurën ...
Politike
24 Tetor 2022, 11:39
F.M
Sali Berisha
TIRANË- 22 të burgosur i kanë shkruar një letër Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha në t&eu...
Politike
24 Tetor 2022, 10:45
f.g
TIRANE- Një porosi e çuditshme është dëgjuar gjatë transmetimit të së shtunës pasdite në ERTV ku kryeminis...
Politike
24 Tetor 2022, 11:08
e.k
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se projektbuxheti i paraqitur nga qeveria nuk ka bazë reale ...
Politike
24 Tetor 2022, 11:07
f.m;f.g
Edi Rama
JERUZALEM- Kryeministri Edi Rama risolli marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me Izraelin. Në një t...
Politike
24 Tetor 2022, 10:52
f.g
Foto ilustruese
TIRANE- Data e zgjedhjeve lokale të vitit 2023 pritet të shpallet përpara të enjtes së 27 tetorit. Ky ësht&eu...
Politike
24 Tetor 2022, 10:00
f.g
Sali Berisha
GJIROKASTER- E nisi si një kanal për të kapur një rrjet të rinjsh që preferojnë gjithnjë e më pak...